Ç’e ke gjithë këtë vrap o qyq?!

Ç’e ke gjithë këtë vrap o qyq?!

Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar ashpër ndaj prishjes së Teatrit Kombëtar.  Ajo i është drejtuar kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, duke i thënë se do mbahet mend për damkën e shembësit dhe shqyesin e zemrës dhe kujtesës së Tiranës.
“Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e shembësit të Teatrit Kombëtar dhe shqyesin e zemrës dhe të kujtesës së Tiranës.

Mund të ndërtosh një teatër të ri, por gëzimi yt dhe i të ngjashmëve të tu, do të jetë një stoli e ftohtë, së cilës do t’i gëzohesh vetëm në burgun tënd moral. Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore!”- shkruan Açka në profilin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit