Çela i OSHEE-së harxhon 4.8 miliardë për makina me qira/ Lekët te... Papuli

Çela i OSHEE-së harxhon 4.8 miliardë për…

Lidhja mes oligarkëve dhe pushtetarëve vijon të dëshmohet se është një simbiozë për pasur zili në vendin tonë…

Tenderat janë kryefjalë e bashkëpunimit dhe rasti i fundit tregon episodin e radhës së ‘dashurisë’ mes zyrtarëve të “Rilindjes” dhe Agron Papulit, të cilësuar si një ndër oligarkët e preferuar të këtij pushteti.

Së fundmi, Operatori i Shërbimit të Energjisë Elektrike, i drejtuar nga Ardian Çela ka vendosur të harxhojë një shumë të majme parash për makina me qira.

Para që do të shkojnë te… Agron Papuli, i cili ka lidhje të mira jo vetëm me pushtetin, por dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Më konkretisht, OSHEE do të shpenzojë plotë 479,373,200 Lekë pa TVSH për të marrë me qera për 36 muaj, automjete.

Fituesi është bashkimi i operatorëve “Classic Rent a Car sh.p.k” dhe “Classic sh.p.k”.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, “Classic sh.p.k” rezulton në pronësi të Adriano Jançes dhe “Classic sh.p.k”, në pronësi të Artan Qeskos dhe Agron Papulit.

Ky i fundit zotërozon pjesën më të madhe të firmës.

Edhe vitin e kaluar, OSHEE shpenzoi 1.1 miliardë lekë për marrje autoveturash me qira.

Si këtë herë, fituesi ishte kompania e Agron Papulit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit