Çeli iftarin në fushë, kapiteni i Serbisë tallet me lojtarin turk

Çeli iftarin në fushë, kapiteni i Serbisë…

Muaji i Ramazanit është muaj i shenjtë për shumë besimtarë, sidomos ata që i përkasin besimit Islam.
Por si duket ky muaj nuk është i tillë për kapitenin e futbollit të Serbisë, Dusan Tadic, i cili nuk shfaq shenja respekti me futbollistët në agjërim


Një veprim aspak i hijshëm i tij ndaj futbollistit turk ka bërë xhiron e rrjetit, duke marrë komentet nga më negativet. Në duelin mes Feyenord dhe Ajax të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes, në përplasje e sipër, Tadic u përpoq të bënte gjeste tallëse ndaj tij, që ishte me agjërim dhe çeli iftarin pas gjysmë ore loje.


Ky moment është fokusuar edhe nga kamerat, ku më pas është bërë edhe viral në rrjetet sociale. Sjellja e Tadic cilësohet si rraciste dhe e papranueshme, kundrejt një komuniteti të tërë besimtarësh.

Një numër i madh lojtarësh janë tepër të devotshëm ndaj fesë së tyre, e kësisoj agjërojnë. Por për shkak të profesionit të tyre ndodh që të hasin vështirësi, sidomos në ditët kur kanë ndeshje dhe u duhet t’a çelin iftarin në fushë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit