Celibashi: Financimi i politikës nga bota e krimit problem shqetësues

Celibashi: Financimi i politikës nga bota e…

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shprehu shqetësimin për financimin e politikës nga bota e krimit.

Në konferencën me temë “Kostot e Demokracisë II”, Celibashi vuri theksin tek kontrolli  dhe transparenca e financimit të partive politike.

“Padyshim një rol të rëndësishëm se si paraja lëviz brenda sistemit politik, duhet të ketë dhe shoqëria civile dhe media, veçanërisht ku paratë që vijnë kanë mbështetje nga asetet kriminale. Dhe bëhen sponsor të politikës. Financimi i paligjshëm i politikës nga biznesi padyshim është një problem, por problemi më i madh është financimi i politikës nga bota e krimit. Gjithsecili në përputhje me profilin institucional që ka të japë kontributin në këtë aspekt. Përndryshe dështimi i zgjedhjeve do të jetë i gjithë faktorëve dhe faktorëve”, tha Celibashi.

“Nëse ligjshmëria, transparenca, llogaridhënia, e karakterizon sistemin e financimit të politikës, atëherë pushteti duhet të jetë më i përgjegjshëm kundrejt votuesit të vet dhe rrjedhimisht  të ketë më shumë progres shoqërorë. Në  një mënyrë ose një tjetër, problemi parësor i parasë në politikë ka ë bëjë me prishjen e marrëdhënieve dhe lidhjes së votuesit, për ata të cilët votuesi zgjedh dhe përfaqësohet prej tyre. Kontribut jo transparente të biznesit në fushatë, mund të çojnë në korruptim të financave publike. Abuzime me burime shtetërore për interesa elektorale, financimet tua që mund të kërcënojnë dhe sovranitetin e politikës kombëtare, shit-blerja e votës. Nivelet e larta të shpenzimeve të pakontrolluara të fushatës të cilat dekuarojnë daljen e forcave të reja politike. Të gjitha këto së bashku japin impaktin e tyre negativ në çështjet e zgjedhjeve të lira të ndershme dhe andej të konsolidimit të institucioneve“, shtoi Celibashi.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit