Celibashi i KQZ nuk ngopet me lekë, 157 milionë tender për pajisje kompjuterike

Celibashi i KQZ nuk ngopet me lekë,…

Duket se dhe për vetë Ilirjan Celibashin, kryetarin aktual të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, periudha e zgjedhjeve është një sezon i artë për të mbushur xhepat me paratë e popullit. Për të bërë këtë, natyrisht i duhet ndihma e tenderave.

Kështu, zotëria që supozohet se do menaxhojë votat e shqiptarëve, ka organizuar një tender me numër reference REF-85746-02-03-2021 dhe me objekt “Blerje pajisje informatike”. Tenderi ka një vlerë fondi limit prej 13,119,200 lekësh të reja pa TVSH, ndërsa fituesi është shpallur firma që ka ofruar thuajse të njëjtën vlerë me këtë fond limit.

Më konkretisht fituese është shpallur firma PC STORE, në pronësi të Vitator Mehmeti dhe Elton Mehmeti. Vlera e ofruar prej saj është 13,103,500 lekë të reja pa TVSH, ose gati sa 99.88% e fondit limit.

Nga ana tjetër shikohet se në tender kanë marrë pjesë 3 firma dhe të treja janë për habi në të njëjtin nivel oferte. Pra të treja thuajse kanë ofruar shifra të njëjta. Ky fakt si dhe fakti i afërsisë së vlerës fituese me fondin limit të tenderit, tregojnë se në fakt procedura është thjesht një farsë dhe se fituesi ka qenë i paracaktuar me kohë. Natyrisht me vend është të supozohet se dhe vetë Celibashi ka marrë një “zarf” të majmë./JOQ ALBANIA/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit