Celibashi kujtohet për posterat në fund të fushatës: S’kanë plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor, të hiqen

Celibashi kujtohet për posterat në fund të…

Ilirjan Celibashit iu nevojitën 20 ditë të kuptonte se posterat e politikanëve në çdo hapësirë të mundshme publike ishin në shkelje të hapur me Kodin Zgjedhor. Banerat dhe posterat reklamues të fushatës kanë një kufij reklamimi dhe duhet të jenë pak metra larg selisë së partisë, e jo të të katër skajet e qytetit.

Edi Rama mbuloi me postera të gjithë hapësirat e mundshme në Tiranë me sloganin e tij. Sikur të mos mjaftohej me kaq, banerat me propogandën e tij u vendosën edhe në autostradat e ndryshme të Shqipërisë. Të njejtën praktikë ndoqën edhe kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të cilët nën xhelozinë e shkaktuar nga Rama, nisën të bënin të njëjtën gjë.

Pas ankesave të shumta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar në ditët e fundit të fushatës që këto postera të hiqen. Edhe në këtë rast, shkak nuk duket distanca e posterave nga selia por një citim i pavendosur nga partitë. Gjithësesi posterat propagandistik të partive në këtë fushatë elektorale dëshmohet që janë kundër Kodit Zgjedhor, pavarsisht formës sesi trajtohen nga KQZ mbi shkeljet e tyre.

Asnjë prej posterave nuk ka plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor. Nuk përmbajnë shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”. Ju thamë kohë ta vendosnin këtë shënim. Nga verifikimi ynë rezulton se jo të gjitha materialet e përmbajnë këtë shënim” – tha KQZ.

“Urdhërojmë heqjen e të gjithave. I kërkojmë policisë bashkiake dhe asaj të shtetit, t’i heqë menjëherë, në të gjitha bashkitë e vendit drejtuesit e policive të na raportojnë deri të premten në orën 24:00 mbi këtë detyrë” – tha kryekomisioneri Celibashi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit