
Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit po zbulon parregullsi alarmante.
Nga 344 kutitë e rinumëruara deri më tani, kandidati i Partisë Socialiste, Ceno Klosi ish-drejtor i Tatimeve dhe deputet i sapozgjedhur më 11 maj ka rezultuar me 886 vota të dyshimta. Këto vota, të cilat në fakt ishin të pavlefshme ose të përfituara padrejtësisht, janë llogaritur në favor të tij nga numëruesit.
Probleme të ngjashme janë konstatuar edhe në radhët e Partisë Demokratike, ku kandidatja Silva Hasaj dyshohet të ketë përfituar 626 vota të manipuluara.
Anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kanë paralajmëruar se për këto raste mund të ketë kallëzime penale ndaj numëruesve, duke theksuar se në këtë nivel manipulimi nuk mund të flitet më për “gabime njerëzore”.