Censurë ndaj TVA News, Aldor Nini i Acromax tenton të zhdukë nga qarkullimi videon e Sara Hoxhës dhe Erion Ginës

Censurë ndaj TVA News, Aldor Nini i…

Në një lëvizje aq sa patetike por edhe qesharake që dëshmon se zarat e pronarëve të mediave mund të lëvizin çdo gur për t’u shërbyer këtyre të fundit si qentë e prehrit prezantohet shembulli konkret Aldor Nini i Acromax.

Këtë të fundit mund ta njihni sepse e shihni të dalë çdo fundjavë duke folur në televizionin e Sandrit, e këtë herë i është ulur pronarit në prehër duke i bërë qejfin.    

Nini ka shërbyer historikisht si “mburoja” e elitës mediatike shqiptare me të drejta që pretendon se i zotëron në rrjetet sociale. Lap dog i Sandrit është vënë në lëvizje për një video virale të TVA që po “përvëlon” rrjetin.

Në videon e publikuar nga TVA, shihej kunati i Sandrit, Erion Gina dhe trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha duke zbritur nga avioni pas një udhëtimi në Dubai për Shën Valentin.

Nini i Sandrit ndërhyri me urgjencë duke e fshirë postimin nën pretendimin e shkeljes së të drejtave të autorit.

Ajo që e bën këtë situatë komike është fakti se videoja nuk është pronë e Acromax dhe Nini ka mashtruar Meta-n në pretendimin e tij. Pamjet janë dërguar në inbox-in e TVA dhe janë pronë intelektuale e medias tonë dhe jo e Acromax apo e televizioneve që përfaqëson.

Pamjet nuk janë filmuar në ambiente private, por në një mjedis tërësisht publik të aksesueshëm nga kushdo, e për më tepër figurat në video janë personazhe publike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit