Censurë nobelistit Orhan Pamuk? Dyshime se romani i tij fyen Ataturkun

Censurë nobelistit Orhan Pamuk? Dyshime se romani…

Prokuroria e Smirnës po heton nobelistin Orhan Pamuk për romanin e tij të fundit, pasi akuzohet se ka fyer themeluesin e Turqisë Mustafa Kemal Ataturkun.

Hetimi u hap pas ankesës së avokatit Tarcan Uluk, sipas të cilit “Veba Geceleri” (“Netët e murtajës”) përmban jo vetëm fyerje ndaj Ataturkut, i konsideruar si krim në Turqi, por edhe gjuhën e urrejtjes.

Ankesa që shkaktoi hetimin i referohet edhe disa deklaratave në lidhje me kurdët dhe armenët që Pamuk publikoi në një gazetë zvicerane dhe për të cilat ai ishte në gjyq në të kaluarën me akuza të ngjashme.

“Pamuk nxiti urrejtje ndëretnike dhe ndjenja armiqësie pasi kishte folur për vdekjen e një milion armenëve dhe 30 000 kurdëve të vrarë midis fundit të Perandorisë Osmane dhe në vitet pas themelimit të Republikës në 1923”, thuhet në aktakuzë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit