Censusi i popullësisë/ Buxhetit të shtetit do t’i kushtojë 5.7 euro regjistrimi i një shqiptari

Censusi i popullësisë/ Buxhetit të shtetit do…

Për të regjistruar në censusin e popullësisë shqiptarët e mbetur në vend, do të duhen 16.9 milionë euro. Pas shtyrjes për shkak të pandemisë, INSTAT njofton se regjistrimi i popullsisë dhe banesave do të nisë më 18 shtator të këtij viti dhe do të zgjasë për 6 javë.

Për çdo shqiptar të regjistruar nevojiten 5.7 euro si pagesë mbi kostot. E nëse përpjestohet shuma totale e kërkuar për shpenzim nga buxheti i shtetit, me shpenzimet për individ, pritet që numri i regjistrimeve të jetë 2 milionë e 965 mijë shqiptarë.

Në këtë census të radhës, do të ketë edhe përdorim të marrjes dhe dërgimit të të dhënave edhe në mënyrë online. Përdorimi i teknologjisë pritet të kushtojë më shumë, ku nga buxheti i shtetit do mbulohet 55.3% e shumës totale, 28.4% nga BE dhe pjesa tjetër nga donatorë të ndryshëm. Deri më tani nuk është bërë ende publike kompania private që do të asistojë dhe do të përfitojë para për regjistrimine shqiptarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit