CEO i TikTok nuk i lejon fëmijët e tij të hapin llogari në TikTok

CEO i TikTok nuk i lejon fëmijët…

CEO i TikTok, Shou Zi Chew ka deklaruar se fëmijët e tij tetë dhe gjashtë vjeç nuk kanë llogari në TikTok sepse janë shumë të vegjël për të.

Chew shpjegoi gjithashtu se: “TikTok, këtu në SHBA, nëse jeni nën 13 vjeç, ju merrni një version shumë kufizues të TikTok, kurse në shumë vende të tjera anembanë botës, ne e bëjmë të lejojë përdoruesit që janë nën 13.”

Më pas, CEO i TikTok inkurajoi prindërit e fëmijëve adoleshentë që të sigurohen që ata po përdorin funksionin e sigurisë dhe monitorimit të aplikacionit të quajtur “Family Pairing”. 

Kjo pjesë e shkëputur nga intervista ka gjeneruar shumë mendime të ndryshme si nga përdoruesit e TikTok ashtu edhe nga jo-përdoruesit. Disa bënë ironi me faktin që CEO i TikTok i kufizon fëmijët e tij që të përdorin TikTok sepse ai e di dëmin dhe rrezikun në aplikacion.

Disa e lavdëruan atë për njohjen e aftësive të duhura prindërore dhe sugjeruan që prindërit të bënin të njëjtën gjë, një kujtesë se në fund të fundit, siguria e fëmijëve të tyre ndaj përmbajtjeve të dëmshme është përgjegjësi e prindërve.

Ky detaj virsl është marrë nga një intervistë me prezantuesin Andrew Ross Sorkin gjatë konferencës DealBook të The New York Times nëntorin e kaluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit