Çerdhe pranë aeroporteve, Iphone falas/ Industria e aviacionit po josh punëtorët në SHBA

Çerdhe pranë aeroporteve, Iphone falas/ Industria e…

Industria e aviacionit të Amerikës së Veriut po lufton të mbajë në punë dhe të tërheq punëtorët të rinj, duke ua lehtësuar jetesën qytetarëve. 

Reuters raporton se ata janë duke ndërtuar çerdhe pranë aeroporteve, po mundohen t’u mundësojnë transport më të lirë dhe iPhone falas, për të konkurruar në një treg të vogël ku pagat për punë të nivelit fillestar dhe me aftësi të ulëta shpesh janë të prapambetura. 

Kjo masë vjen pas mungesës së punëtorëve si mbajtësit e bagazheve dhe agjentët e shërbimit ndaj klientit, që çuan në radhë të gjata dhe vonesa në bagazhe gjatë sezonit të pikut të udhëtimeve verore vitin e kaluar, duke dëmtuar rimëkëmbjen e industrisë nga pandemia COVID-19. 

“Nëse doni që njerëzit të punojnë me turne të çmendura, në mes të natës, në mes të ditës, ju duhet të jeni në gjendje të përshtateni edhe jetën e tyre familjare”, Thomas Romig, nënkryetar në grupin e tregtisë së aeroportit, Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit