Cërrik, 33-vjeçari kërcënon një 40-vjeçar për motive të dobëta

Cërrik, 33-vjeçari kërcënon një 40-vjeçar për motive…

Policia e Cërrikut ka arrestuar një 33-vjeçar. Endri Baku, disa ditë më parë kanosi një 40-vjeçar me një send të ngjashëm me armën e zjarrit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 33-vjeçari i arrestuar është me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas kallëzimit të një 40-vjeçari se ishte kanosur nga një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Si rezultat u bë kapja në lagjen nr 3, Cërrik, dhe arrestimi i shtetasit E. B., 33 vjeç, banues në Cërrik. Ky shtetas u shpall në kërkim pasi nga veprimet hetimore të kryera pas kallëzimit të 40-vjeçarit, rezultoi se më datë 06.01.2024, në fshatin Shalës, e kishte kanosur këtë shtetas, për motive të dobëta, me një send të ngjashëm me armën e zjarrit. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sendin e ngjashëm me pistoletë, që dyshohet se është sendi i përdorur nga shtetasi E. B., për kanosjen“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit