Cërrik| I shpërtheu lënda plasëse në dorë, identifikohet autori

Cërrik| I shpërtheu lënda plasëse në dorë,…

Policia e Cërrikut ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse, ka humbur jetën një i ri.

Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Rexhepi 27 vjeç. Në fillim, u tha se ngjarja  ndodhi si pasojë e shpërthimit të një bombule por më pas policia në njoftimin e bërë publik sqaroi ngjarjen.

Njoftimi:

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se
aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit