Certifikohen zgjedhjet/ Shqiptarët me 32 mandate në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Certifikohen zgjedhjet/ Shqiptarët me 32 mandate në…

SHKUP – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ne Maqedoninë e Veriut ka miratuar vendimin për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski njoftoi se janë certifikuar rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh.

Gjatë këtij mandati katërvjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.

Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome.

LSDM – 46 mandate
VMRO-DPMNE – 44 mandate
BDI – 15 mandate
ASH-AA – 12 mandate
E majta – 2 mandate
PDSH – 1 mandat

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit