Certifikohet lista e zgjedhjeve në Kosovë, 143 mijë votues më pak se në zgjedhjet e 2019. KQZ shpjegon arsyet

Certifikohet lista e zgjedhjeve në Kosovë, 143…

Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka, ka thënë diten e sotme se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 143.006 votues më pak se në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe në total janë 1.794.826 qytetarë me të drejtë vote.

Arsyeja se përse ka më pak votues në këto zgjedhje është për shkak se KQZ-ja ka vendosur që t’i largojë nga lista votuese 122 mijë e 421 persona të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuar nga UNMIK-u. Sipas KQZ-së, dokumentet e UNMIK-ut nuk shërbejnë për t’u identifikuar në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Po ashtu, KQZ-ja ka larguar nga lista votuese edhe 11 mijë e 86 persona të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak se kanë vdekur.

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit