Cesc Fabregas: Lionel Messi dëshiron një rikthim të Neymar te Barcelona

Cesc Fabregas: Lionel Messi dëshiron një rikthim…

Kriza e koronavirusit ka prishur shumë financat e klubeve të futbollit muajt e fundit. Covid-19 do të ndikojë jashtëzakonisht shumë dhe në merkaton e ardhshme, datat e të cilit ende nuk janë përcaktuar nga FIFA.

Sidoqoftë, thashethemet mbi të ardhmen e lojtarëve janë të shumta. Një prej futbollistëve më të përfolur në këtë prag merkato është braziliani Neymar, i cili lidhet me në kalim të mundshëm tek skuadra e Barcelonës në Spanjë.

Në kontratë me PSG-n deri në vitin 2022, sulmuesi 28 vjeçar ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u rikthyer në katalunjë.

Mirëpo, ky rikthim mund të ndodhë nëse Barça do të jetë në gjendje të përmbushë kërkesat e klubit francez dhe Neymar. A mund të ndikojë mendimi i Lionel Messi në vendimet e klubit blaugran mbi këtë çështje? “Leo Messi, Luis Suárez dhe futbollistët e tjerë do të donin ta kishin Neymar në ekip, sepse ai është në gjendje, në çdo moment, t’u japë atyre një pasim që mund t’i çojë tek goli, gjë që është vështirë në një futboll të tillë të ekuilibruar (si ku i sotmi), “tha Cesc Fabregas, një ish-shok i “Pleshtit dhe Neymar te Barcelona, ??për Goal. Mbetet për t’u parë nëse Barça do të jetë në gjendje ta bëjë të tyrin sulmuesin brazilian.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit