
Kandidatët republikanë për presidencën ishin në një debat në NBC News ku është diskutuar për abortin e cila ka qenë një çështje që ka hapur jo pak debat vitin e fundit për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë vitin e kaluar ku anuloi vendimin e dhënë të vitit 1973 duke shpjeguar që Kushtetuta e Amerikës nuk këshillon të drejtën e abortit duke rikthyer shteteve përkatëse për të rregulluar çdo aspekt të ligjit.
Demokratët kanë qenë të vetmit që kanë kundërshtuar këtë vendim të dhënë nga gjykata e lartë vitin e kaluar gjithashtu shoqata të caktuara kanë protestuar përpara gjykatës së lartë.
Kandidatë si Nikki Harley mendojnë se mbështetja e dhënë për vendimin e gjykatës së lartë mund t’u kushtojë atyre vota në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm. Ndryshe thotë Donald Trump i cili mendon se kjo gjë ka rritur mbështetjen ndaj Partisë Republikane për zgjedhjet e ardhshme. Ky i fundit ka bojkotuar debatet e zhvilluara për shkak se është kandidati i cili ka më shumë avantazh në sondazhet e zhvilluara nga mediat.
Ron DeSantis sulmoi Donald Trump për bojkotin e debateve duke bërë thirrje që Trump të përballet me të.
“Donald Trump është njeri krejt ndryshe nga çfarë qe në 2016. Ai na i ka borxh për të qenë në këtë skenë dhe duke dhënë një shans tjetër.” – tha DeSantis për Trump.
Nga ana tjetër senatori dhe kandidati John Thune parashikoi se e drejta e abortit do të jetë një nga premtimet kryesore për demokratët dhe partia republikane duhet të jetë gati për ta parandaluar këtë gjë.
Në disa prej shteteve së fundmi shoqatat dhe individë të caktuar që kanë bërë fushatë pro abortit kanë mbështetur kandidatët demokratë për guvernatorë në shete si Kentucky, Montana dhe Ohio ku disa prej tyre falë mbështetjes së dhënë kanë fituar në zgjedhjet e fundit për gurvernatorë shtetesh.
Këto fitore po shihen nga demokratët si një mënyrë për të mbështetur Presidentin Biden pas vlerësimeve të dobëta kundër republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.