Çështja e detit/ Rama nga Praga: Nuk kemi një konsesus me palët

Çështja e detit/ Rama nga Praga: Nuk…

Sot u zhvillua takimi i Komunitetit Politik Evropian në Pragë ku morën pjesë mbi 40 liderë ndërkombëtarë.

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për gazetarët, foli edhe për çështjen e detit me Greqinë e cila do të shkojë në Gjykatën e Hagës.

Rama tha se nuk është arritur akoma një konsesus mes palëve, teksa theksoi se ka nevojë për diskutime, për të bërë të qartë pozicionin e Shqipërisë.

“Do të ulemi dhe do të flasim, sepse ky është një proces ligj me proceduara që ne do t’i respektojmë, sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë. Qëndrimi i unifikuar që kërkon gjykata, kërkon kohën e vet. Nuk kemi një konsensus nga palët”, tha Rama. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit