Çështja e emigrantëve shkërmoq kabinetin në Angli, qeveria shqiptare krenohet me marrëveshjen “Meloni”

Çështja e emigrantëve shkërmoq kabinetin në Angli,…

Çështja e emigrantëve të paligjshëm prej vitesh është kthyer në një shqetësim për shumë shtete europiane. Anglia, si pritësja më e madhe e emigrantëve, ka ndërmarrë masa të ashpra  ndaj këtij fenomeni, aq sa kërkon edhe dërgimin e tyre në Ruanda.

Kjo është një nga temat më të nxehta të politikës në Britani. Të mërkurën e 6 dhjetorit një tjetër ministër largohet nga kabineti qeveritar i Sunak. Bëhet fjalë për ministrin e Emigracionit Robert Jenrick.

Por nëse heqim një paralele të situatës së emigrantëve në Angli dhe në Shqipëri do shohim edhe ndryshimin e madh mes dy vendeve.

Në Angli, qeveria Sunak po shkërrmoqet për çështjen e emigrantëve. Debatet brenda  kabinetit qeveritar janë të shumta dhe kërkesa për largimin e emigrantëve është në prioritetet e qeverisë.

Por e kundërta ndodh në vendin tonë. Qeveria në Shqipëri e shikon si fitore të madhe që po merr emigrantët e Italisë, për të cilët ekziston një marrëveshje e cunguar dhe me detaje shumë të vakta se çfarë do të ndodhë me ta në raste krimesh apo sëmundjesh.

Për kryeministrin tonë, ndryshe nga ai britanike, emigrantët janë të parët, e pas tyre vijnë shqiptarët, të cilët sot kanë ngelur të pakët në numër, për shkak të largimit masiv nga vendi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit