Çështja e pronësisë apo gjobvënie? 1 vit nga vrasja e Pal Kolës, ngjarje ende e pazbardhur

Çështja e pronësisë apo gjobvënie? 1 vit…

Një ngjarje e rëndë ndodhi një vit më parë, ambientet e televizionit kombëtar Top Channel, i mori jetën rojes së godinës Pal Kola. Ka kaluar një vit ende sot vijon të jetë ende e pazbardhur, dhe pa asnjë emër të dyshuar. Në atë kohë, policia nxitoi për të zbardhur ngjarjen, duke arrestuar ish-dhëndrin e Pal Kolës, si autorin e dyshuar që mund t’i kishte marrë jetën ish vjehrrit të tij pas divorcit. Por pas disa orësh, atë e lanë të lirë, kur vërtetuan se nuk ishte ai personi që derdhi 25 plumba mbi godinën e televizionit dhe i mori jetën 60-vjeçarit të pafajshëm, i cili punonte edhe në atë moshë për bukën e gojës. I ndjeri jetonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte të mjerueshme, teksa punonte çdo ditë, edhe për festa, për bukën e gojës. Kola çdo ditë, shkonte në këmbë nga Sharra në Mëzez, tek Top Channel, ku punonte roje për të mbajtur veten dhe familjen.

Por çfarë fshihet pas këtij atentati?

Top Channel prej një kohe të gjatë ka qenë në gjyq për çështjen e pronësisë. Pak kohë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që pronësinë t’ia kalojë Vjollca Hoxhës dhe 4 fëmijëve të saj. Beteja ligjore e Vjollca Hoxhës dhe dy aksionerëve të tjerë, Albert Sinos dhe Aurel Baçit nisi në vitin 2016 kur gjykata në atë kohë vendosi në favor të tyre. Por sipas Hoxhës, Sino dhe Baçi përfituan nga miqësia me Dritan Hoxhën. Ky i fundit, vite më parë kreu një shitje formale të aksioneve dhe ku u detyrua të mbante vetëm 40% të aksioneve ndërsa pjesa tjetër i kaloi Sinos dhe Baçit. Nga dyshimet e para që kanë qarkulluar, mendohet se pikërisht këto gjyqe të një pasnjëshme për pronësinë e Top Channel mund të kenë qenë shkak për atentatin e shënuar një vit më parë dhe ku humbi jetën roja i pafajshëm dhe hallexhi. Megjithëse ende nuk ka një pistë zyrtare hetimi.

Por Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj nuk u ndalën në asnjë moment derisa fituan pronësinë e televizioni kombëtar. Gjatë kohës që çështja ishte në Gjykatën e Lartë dhe trupa gjykuese do merrte një vendim, prej muajsh ky televizion në mënyrë të papritur ndryshoi linjë editoriale. Nga një media pro qeverisë dhe të majtës, u kthye në armikun e saj kryesor. Zbardhja e realitetit, ku në vendin tonë mungojnë mjekë, infermierë, policë, ku shumë njerëz që pas tërmetit katastrofik jetonin nëpër çadra apo edhe mungesën e shumë shërbimeve shtetërore, zunë vendin kryesor çdo ditë, në çdo edicion lajmesh. Një formë shantazhi i hapur ndaj qeverisë, që kjo e fundit të mund të ndërynte dhe të vendoste në favor të Vjollca Hoxhës. Me të marrë “dritën jeshile” nga Gjykata e Lartë, çdo gjë në linjën editoriale iu kthye fillimit, elozhe dhe propagandë të qeverisë.

Por sulmet për pronësinë nuk mund të jetë e vetmja arsye e atentatit ndaj Top Channel një vit më parë. Kjo media, përmes emisioneve të saj që i reklamon si investigative, në mënyrë të përsëritur i ka vënë në shërbim për të vënë gjoba ndaj bizneseve të ndryshme, por edhe politikanëve. Kjo u konfirmua edhe me largimin nga puna të Endrit Habilajt nga Top Story, pas disa dokumentave dyshuese për gjobëvënie. Padyshim që Habilaj ishte një hallkë e një zinxhiri të gjatë gjobvlnësish. Edhe kjo, duhet të jetë një nga pistat kryesore që policia duhet të nisë hetimet për sulmin e rëndë, që i morën jetën një qytetari të pafajshëm, krim që mbetet ende pa autor edhe pse kanë kaluar 1 vit nga ngjarja e rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit