Çështja u mediatizua? Ish-kapobanda e Vlorës, Zani Caushi heq dorë nga liria me kusht

Çështja u mediatizua? Ish-kapobanda e Vlorës, Zani…

Vetëm disa ditë më parë kërkoi lirimin me kusht, por duket se sot befas ka ndryshuar mendje në Gjykatën e Korçës, ku dhe u paraqit përpara “togave të zeza”.

Ish-kreu i Bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur si “Zani i Vlorës” është tërhequr befas nga kërkesa e tij për të përfituar dalje nga qelia.

Mësohet se gjykata ka pushuar çështjen e Caushit.

Nga salla e gjyqit, Caushi ka kërkuar që t’i njihet dinamika e gjykimit, ndërsa theksoi se ka bërë 31 vite burg.

Por në mënyrë të beftë, ai ka thënë para “togave të zeza” se, hiqte dorë nga kërkesa për lirim, pavarësisht se avokati i tij kishte sjellë provat për vitet e dënimit.

Procesi, që po mbahej me dyer të mbyllura në gjykatën e Korçës, nisi me kërkesën e Caushit për të fituar lirinë.

Por pa dijeninë edhe të avokatit, i cilësuar si “kapobanda e Çoles”, është shprehur se tërhiqej.

Duke qenë se Caushi u tërhoq nga kërkesa në mes të gjykimit, prokuroria nuk arriti të shprehej për këtë çështje.

Kush është Zani Caushi

Myrteza Caushi, njeriu i konsideruar si ‘i forti’ i lagjes Çole, u arrestua në shtator të 1997-ës dhe pas një beteje të ashpër që zhvilloi me gjykatën, mundi të marrë pafajësinë dhe të lirohet në mars të 1999.

Pas një përplasje me armë ku la të vrarë dy persona dhe u plagos edhe vetë, Zani Caushi, u riarrestua në nëntor të vitit 1999.

Që prej asaj kohe, ai qëndron në qelitë e burgut, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për krijim bandash të armatosura, vrasje, pengmarrje, plagosje etj.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit