'Çeveria 'fort...'/ Shijaksit nuk i lënë zakonet. Pronari i lokalit të dasmave merr gjobën e konsiderueshme...

‘Çeveria ‘fort…’/ Shijaksit nuk i lënë zakonet.…

Në Shijak njerëzit janë shumë tradicional dhe nga ritualet nuk heqin dorë kollaj.

Por në kohë pandemie dhe kur qeveria ka vendosur të “forcohet”, bërja e dasmës mund të të kushtojë…

Pronari i një lokali në Shijak e ka pësuar pasi është gjobitur me 1 milion lekë, sepse organizoi dasma në biznesin e tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit:

“Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, pronarin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Për këtë subjekt me pronar shtetasin Sh.Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit