Çfarë bëri? Fansat i “vërsulen” këngëtares së famshme pasi...

Çfarë bëri? Fansat i “vërsulen” këngëtares së…

Këngëtarja e famshme, Demo Lovato, duket se ka rënë shumë në peshë. E ndryshimet e mëdha që ka pësuar trupi i saj, janë vënë re edhe nga fansat e shumtë të saj.

E siç ndodh vazhdimisht me personazhet e njohur të ekranit dhe jo vetëm, fansat janë ndarë në dy pjesë për të komentuar ndryshimin e këngëtares Lovato. Ka nga ata që e komplimentojnë për humbjen e peshës, por ka të tjerë që i shkruajnë që të mos humbasë më.

“Të komplimentosh dikë për humbjen e peshës mund të jetë po aq e dëmshme sa të komplimentosh dikë për shtimin e peshës “, shkroi Lovato në një postim të saj në rrjetet sociale.

Vetëm disa ditë më parë, ajo ndau me fansat një imazh ku shfaqej duke mbajtur në duar një mikrofon me logon “0 sheqer”. Menjëherë pas këtij postimi fansat iu “vërsulën” duke i kujtuar deklaratën që kishte dhënë kohë më parë ku shprehej kundër promovimit të mbajtjes së dietave.

Pas këtyre kritikave kanë reaguar dhe përfaqësuesit e Demit, të cilët thanë për “Page Six” se ajo po bënte promovimin për shfaqjen e çmimeve të produkteve.

Çfarë bëri? Fansat i “vërsulen”

Ata gjithashtu kanë kërkuar falje për komentet e bëra javë më parë nga këngëtarja dhe janë shprehur se janë të përqendruar në punën e tyre së bashku me këngëtaren për ndërgjegjësimin e personave që vuajnë nga çrregullime të ngrënies së ushqimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit