'Çfarë bëri Turi, se na iku truri'/ Del përgjigjja e testit që bëri bujë të madhe

‘Çfarë bëri Turi, se na iku truri’/…

“Çfarë bëri Turi, se na iku truri”, ishte një nga memet më të goditura që sitgmatizonte testin absurd të Gjuhës dhe Letërsisë, në protestën e djeshme të maturantëve përpara Ministrisë së Arsimit. Jo vetëm “pyetja me Turin”, por edhe mjaft nga pyetjet e tjera, sipas maturantëve ishin përgatitur në mënyrë subjektive nga hartuesit.

Teksti dhe katër alternativat e përgjigjes së saktë ishin:

Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga pyetjet e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?

A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për të kthyer barkën në nja pozicion te sigurt.

B) Ndërkohë, uji i ftohtë lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.

C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.

D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati përmbysi barkën.”

Ky ka qenë një nga testet për të cilin maturantët akuzuan se ushte ndërtuar në mënyrë shumë subjektive. Mbrëmjen e ditës së djeshme ka qenë vetë drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, e cila zgjidhi “enigmën e Turit” në A2 që shkaktoi shumë debate mes maturantëve dhe në rrjetet sociale.

Shefja e QSHA tregoi se përgjigja e saktë ndodhet nën alternativën D. Pra Turi braktis barkën për të shpëtuar veten dhe rrezikon edhe mbytjen e shokëve.

Image

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit