Çfarë dimë për sigurinë e pilulave kundër Covid-19? Ja ndryshimi midis pilulës së Pfizer dhe Merck

Çfarë dimë për sigurinë e pilulave kundër…

Kompanitë farmaceutike Merck dhe Pfizer kanë  deklaruar se kanë gati pilulat kundër Covid-19.

Ato kanë krijuar pilula antivirale, të cilat kanë treguar efekt premtues në testimet e të rriturve të infektuar me koronavirus, që rrezikojnë të sëmuren rëndë.

Ilaçet janë duke u analizuar për të kuptuar nëse mund të parandalojnë infektimin e njerëzve të ekspozuar në këtë virus.

Merck tha në fillim të tetorit se po kërkonte autorizimin në Shtetet e Bashkuara për pilulën e saj dhe Pfizer ndoqi shembullin e saj.

Të dhënat nga testimet e dy kompanive sugjerojnë se Pfizer ka pilulë me më shumë efekt, ndonëse të dhënat e plota nuk janë publikuar ende.

Ndonëse një numër vaksinash janë të qasshme në gjithë botën për të parandaluar infektimin, përfshirë edhe atë të krijuar nga Pfizer, ende ekzistojnë trajtime të kufizuara për personat veçse të infektuar me këtë virus.

Të dyja pilulat duhet të merren për pesë ditë. Regjimi i Pfizerit është tri pilula në mëngjes dhe tri të tjera në mbrëmje. Merck, ndërkaq, ka thënë se katër pilula duhet të merren në mëngjes dhe katër të tjera në mbrëmje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit