Çfarë do të ndodhë me shqiptarët? Ambasada greke jep njoftimin e rëndësishëm

Çfarë do të ndodhë me shqiptarët? Ambasada…

Autoritetet greke kanë zgjatuar kufizimet për shkak të koronavirusit, bëri me dije ambasada greke në Tiranë.

Ambasada njofton se qeveria greke ka vendosur të shtyjë kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria deri më datë 31 gusht. Vendimi përjashton nga kufizimet poseduesit e pasaportes greke, të Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit dhe lejes së qëndrimit, personat që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe te gjithë ata që hynë pas marrjes se lejës përkatëse për nevoja profesionale absolutisht të domosdoshme.

Pas njoftimit reagoi dhe Ministria e Jashtme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehet se “është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.  Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i metejshëm i kapaciteteve testuese në oret në vijim. Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës”.

“Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në rradhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare.  Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshë me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë”, thuhet më tej në reagim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit