‘Çfarë do të thotë Edi unë e mbështes’, Rama bën gallatë me Vuçiçin për njohjen e Kosovës, në mes fati i miliona shqiptarëve

‘Çfarë do të thotë Edi unë e…

Kur vjen fjala te batutat, kryeministri shqiptar Edi Rama padyshim që i lë në hije kolegët e tij të rajonit, edhe kur shakatë bëhen për një çështje serioze si njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, që mban peng fatin e miliona shqiptarëve përtej kufirit.

I pranishëm sot në forumin ekonomik të minishengenit ballkanik, që tashmë do të ketë edhe një emër të ri “Ballkani i Hapur”, Rama dhe Vuçiç i Serbisë, nuk e kanë fshehur përkujdesjen ndaj njëri tjetrit, ku nuk drejtoheshin as formalisht, por thërriteshin në emër.

Pa harruar faktin që në këtë takim nuk ishin zyrtarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes, Rama në një moment bën humor me njohjen e pavarësisë së Kosovës, por shpejt e tejkalon bisedën duke thënë se në forum nuk ishte për këtë çështje.

Batutat e Ramës me Vuçiç:

Vucic: Çfarëdo të thotë Edi unë do ta mbështes. 100 për qind. Ndaj këtë po e them paraprakisht dhe mos më pyesni pse dhe për çfarë. Unë do ta mbështes, ta dini

Rama: Tani Aleksandër pretendon që unë të them se kërkoj njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta miratojë këtë, edhe pse thotë 100 përqind e mbështes fjalën e Edit. Por nuk jemi këtu për këtë sepse Marko si një njeri që ndërhyn për zgjidhje mosmarrëveshjes, kërkon që unë të flas për BE, por ne jemi këtu për rajonin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit