“Çfarë dreqin?"/ Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet deklarata e Thomas Mithan: S'doja të ngatërrohesha

“Çfarë dreqin?”/ Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet…

Është zbardhur deklarata e Thomas Mithan  në momentin e arrestimit për vaisjen e Ardian Nikulajt. Thomas Mithan ka treguar se përse kishte ardhur në Shqipëri dhe se çfarë duhet te bënte.

Ai është shprehur se kishte ardhur këtu vetëm për pak kohë dhe nuk donte të përfshihej në atë çka ndodhi. Madje ai ka deklaruar se ishte i gatshëm të vendoste 2.000 stërlina si garanci për lirim më kusht.

Çfarë dreqin është kjo? Unë shkova në Shqipëri për pak ditë. Unë nuk doja të ngatërrohesha me atë histori prandaj u ktheva përsëri në Angli. Unë shkova me Harriet në Shqipëri por vendosa të kthehesha” ka pohuar ai.

Thomas Mithan u prangos në qytetin Bristol në Anglinë Jug Lindore pak pas arrestimit të Stephen Hunt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit