Çfarë e pengon Taynën të bredhë rrugve të Kosovës? Ja arsyeja

Çfarë e pengon Taynën të bredhë rrugve…

E njohur profesionalisht si Tayna, u bë një nga këngëtaret më të famshme në Shqipëri e Kosovë shumë shpejt. 

Reperja u bë e famshme që me publikimin e hiteve të para dhe më pas jeta e saj ndryshoi rrënjësisht.

Madje, aq shumë saqë tani nuk del dot lirisht si më parë, pa e vrarë mendjen për sytë e njerëzve

“Nuk kam shumë prîvatësi, sepse çdo gjë që bëj merret vesh. Ruhem shumë dhe nuk dal shumë me shoqërinë përshembull, ose të pi kafe.

Vetëm jashtë, ku s’më njeh askush, por në Kosovë nuk preferoj. Kjo ka ndryshuar më së shumti”, -është shprehur bukuroshja.

Pas kontratës së shumëpërfolur me gjigantin diskografik, Sony Music, Tayna duket se synon tregun ndërkombëtar.

 Ajo konfirmoi se do të ketë disa projekte me artistë të huaj, megjithatë preferoi të mos i zbulonte emrat.

foto galeri

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit