Çfarë është Virusi “Duar-Këmbë-Gojë” që po prek fëmijët?!

Çfarë është Virusi “Duar-Këmbë-Gojë” që po prek…

Një virus i ri në vend i quajtur infeksioni i quajtur duar-këmbë –gojë po qarkullon në vend. Sipas mjekëve, grup-mosha e prekur është nga 1 ne 10 vjeç.

“Fillon me infeksionin e gojës, pastaj infeksioni kalon tek gishtat e duarve dhe këmbeve që janë si flluska me ujë që pas dy javësh plasin dhe nuk ngelin shenje. Ky lloj infeksioni në 2-3 ditët e para nuk ka shenja klinike fare nga jashtë, por gjatë kësaj periudhe fëmija është transmetues dhe infekton gjithë grupin”.-shprehen mjekët infektologë.

Por çfarë është ky virus dhe si përhapet?

“Virusi përhapet përmes ajrit, gjatë kollitjes përpos spërklave, gjatë prekjes së objekteve që fëmijët kapin me njëri-tjetrin dhe ata më të vegjël që këto objekte i fusin në gojë dhe përhapet në grup”.-shtojnë mjekët.

Ata rekomandojnë mbajtjen e fëmijëve në shtëpi teksa theksojnë se as të rriturit nuk janë imune ndaj këtij virusi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit