Çfarë i ka ndodhur? Bora mungon në emision, ja kush i zuri vendin

Çfarë i ka ndodhur? Bora mungon në…

Puntata e sotme e emisionit “Përputhen” nisi pa moderatoren Bora Zemani. Vendin e saj e ka zënë Ana Lleshi, e cila është edhe konkurente edhe në këtë sezon të dytë të emisionit.

Në hyrje të emisionit, Ana tha se Bora ka pasur një problem shëndetësor, por asgjë më tepër.

Ndërsa lidhur me mungesën e ditës së sotme, vetë Bora nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale. Në ndihmë të Anës si moderator,  gjatë emisionit ka qenë dhe opinionisti Arjan Konomi.

Ky i fundit ka ndërhyrë herë pas here për të komentuar takimet e konkurentëve. Përmendim që Bora iu nënshtrua pak javë më parë edhe një operacioni, megjithatë ishte e pranishme në studio duke qëndruar ulur në karrige.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit