Çfarë i ndodh fëmijës kur i bëni presion për rezultate të larta në mësime?

Çfarë i ndodh fëmijës kur i bëni…

Rezultatet e larta dhe ecuria e fëmijës në shkollë është dëshira më e madhe për prindërit. Shumë prej tyre e shohin si të vetmen rrugë që fëmijë të shkelqejnë.

Dëshira e prindërve shpeshherë iu imponohet fëmijëve, të cilët gjenden përballë një presioni për të dhënë maksimumin e njourive të tyre në mënyrë që të arrijnë rezultate të shkëlqyera në mësime.

Por presioni i tepërt i prindërve mbi fëmijët, shpesh i shpërqëndron ata dhe ndikon në humbjen e dëshirës për të studiuar.

Një studim i kryer nga Universiteti i Arizonës, udhëhequr nga Dr. Suniya Luthar, ju kërkoi 506 nxënësve të shkollave fillore të zgjidhnin dhe të renditnin tre pritshmëritë më të mëdha që ata mendonin se kishin prindërit e tyre, përfshirë këtu notat e mira dhë një karrierë të suksseshme, si dhe virtytet e tjera.

Bazuar në gjetjet e studimit, fëmijët që besonin se prindërit e tyre i jepnin më shumë përparësi virtytit kishin shëndet mendor dhe performancë më të mirë në shkollë se ata nxënës që mendonin se prindërit kishin përparësi suksesin.

Këta nxënës rezultuan të kishin nota më të këqija, depresion, ankth, vetëbesim më të ulët, probleme të sjelljes dhe vështirësi në të mësuar.

Inkurajimi i fëmijës për të arritur sukses nuk është e dëmshme, por ndonjëherë bëhet në mënyrën e gabuar. Por, çfarë sugjerojnë eksperët?

1. Mos u fokusoni në punën e vështirë

Si prind mund të punoni shumë, të keni arritur një karrierë dhe të ardhura të konsiderueshme, por presioni ndaj fëmijës për të ndjekur të njëjtën rrugë sikurse ju, nuk jep rezultat. Fëmija duhet të inkurajohet edhe kur dështon për të kuptuar se pavarësisht se nuk mori rezultatin që donte, të paktën u përpoq.

2. Fitorja nuk është e të gjithëve

Prindërit duhet të shmangin presionin e ushtruar mbi fëmijët. Ata duhet të jenë më mbështetës për të ripomovuar rëndësinë që ka virtyti duke i ofruar fëmijëve një hapësirë të sigurt për të mos rënë pre e stresit dhe ankthit.

3. Jo kritikës

Studimi e vendosi theksin edhe efekti që ndëshkimet e prindërve jepnin në performancën e fëmijës në shkollë. Çdo prind duhet fillimisht të sigurohet që fëmijët të dinë se ata janë krenarë për përpjekjet dhe dështimet e tyre.

4. Mirësia ka rëndësi

Prindi duhet të flasë me fëmijën e tij për rëndësinë e integritetit moral, respektit dhe sjelljeve të mira. Ai duhet t’i tregojë fëmijës se pse pse vrazhdësia, mashtrimi, egoizmi janë armik i marrëdhënieve me të tjerët. Prindi duhet t’i kujtojë fëmijës se familja dhe miqtë janë më të çmuar se arritjet.

5. Jini të qëndrueshëm

Kur vjen puna të qëndrimi që prindi mban ndaj fëmijës, ai duhet të jetë i palëkundur. Që do të thotë, kur një prind i thotë fëmijës se është krenar për përpjekjet e tij ai duhet ta mbajë fjalën deri në fund dhe jo ta kritikojë se pse nuk doli mirë në testin e fundit. Sjelljet, gjestet dhe fjalët e prindërve shpesh memorizohen dhe kanë një efekt afatgjatë në perceptimin e fëmijës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit