Një qytetare ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar gjendjen që paraqitet në Spitalin e Sarandës.
Ajo ka treguar se pacientët përballen me pritje të gjata për të marrë shërbim mjekësor, duke deklaruar se ka pritur rreth dy orë për mjekun pa marrë asnjë përgjigje se ku ndodhej apo kur do vinte.
“Spitali në Sarandë është një tmerr i vërtetë. Presim dy orë për mjekun dhe nuk vjen”, shprehet qytetari në denoncimin e saj.
Përveç vonesave në marrjen e shërbimit, ajo ngre shqetësime edhe për kushtet fizike të godinës. Ajo ka treguar me pamje se si në ambientet e brenshme të spitalit ka pllaka të thyera të lëna në mes të korridoreve, ndërsa automati elektrik është i hapur, duke krijuar një situatë që mund të rrezikojë pacientët dhe personelin.
Qytetarja ka kërkuar që problematika të bëhet publike, duke apeluar për ndërhyrje dhe përmirësim të kushteve në këtë institucion shëndetësor.