Çfarë mund të bëhej për shqiptarët me 4 mln € e dhëna për koncertin e Kanye West?

Çfarë mund të bëhej për shqiptarët me…

A ka Shqipëria kaq pak probleme sa fondi rezervë i shtetit, i përdorur zakonisht për situata të paparashikuara dhe emergjenca, tashmë mund të financojë edhe koncertet? Kjo është pyetja që lind pas aktit normativ të qeverisë, me të cilin janë akorduar 400 milionë lekë, ose rreth 4 milionë euro, për koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë. Për qeverinë, eventi konsiderohet investim për turizmin dhe imazhin e vendit. Për shumë qytetarë, ai duket si një luks i financuar me para që mund të kishin shkuar diku tjetër. Në vend të një skene gjigante, këto para mund të ishin kthyer në investime që do të mbeteshin për vite.

Me 4 milionë euro mund të ishin:

  • Pajisur spitalet publike me aparatura moderne dhe shtuar shërbimet diagnostikuese.
  • Rikonstruktuar shkolla, kopshte dhe çerdhe në zona që prej vitesh presin investime.
  • Rritur mbështetja për pensionistët dhe familjet në nevojë.
  • Financuar bursa për studentët dhe programe që ndalojnë largimin e të rinjve nga vendi.
  •  Dhënë stimuj financiarë për mjekët dhe infermierët që zgjedhin të punojnë në Shqipëri.
  • Investuar në ujësjellës dhe kanalizime për komunitetet që ende nuk kanë shërbim normal.
  • Mbështetur fermerët me grante për mekanizim, vaditje dhe prodhim.
  • Hapur programe trajnimi dhe punësimi për të rinjtë dhe të papunët.
  • Rikonstruktuar rrugë lokale dhe infrastrukturë në dhjetëra bashki.
  • Financuar qendra sociale, kopshte dhe shërbime për fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta

Kur një qeveri vendos të shpenzojë 4 milionë euro për një koncert të Kanye West, ndërsa problemet e qytetarëve mbeten të njëjtat, debati nuk është më për muzikën. Debati është për mënyrën se si shpenzohen paratë publike dhe për atë që qeveria zgjedh të quajë prioritet. Një koncert mbaron brenda një nate. Pas tij, qytetarët do të vazhdojnë të presin në radhët e spitaleve, do të ecin në të njëjtat rrugë të amortizuara dhe do të përballen me të njëjtat probleme që nuk zgjidhen me duartrokitje.

Po ju, çfarë mendoni se duhej të bënte qeveria Rama IV me 4 milionë euro?

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit