Çfarë ndodhi me të riun që humbi jetën pas shoqërimit në polici? Zbardhet dëshmia e shokut të tij

Çfarë ndodhi me të riun që humbi…

Lear Kurti 32-vjeçari ka qenë duke lëvizur me një makinë me mikun e tij pranë spitalit ushtarak. Sipas policisë në momenti që ai ka konstatuar patrullën ka vrapuar.

Sipas dinamikës së zbardhur nga Prokuroria e Tiranës ka rezultuar se efektivët e Policisë i janë vënë në ndjekje deri në momentin kur e kanë ndaluar në rrugën “Don Bosko”, disa metra më poshtë spitalit.

Pasi ka mbërritur në komisariat ai ka shfaqur disa probleme shëndetësore ku dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve të Spitalit të Traumës ai ka mbërritur në urgjencë pa shenja jete.

Verifimikimet e kryera treguan se Kurti ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike,ndërkohë ka pasur edhe precedentë të mëparshëm penal.

Miku i tij ka deklaruar që e ka lënë viktimën në një dyqan telefonik dhe që do kthehej për ta marrë sërish. Ai ka deklaruar se miku i tij vuante nga një sëmundje e rëndë.Më tej ai ka shtuar se disa javë më parë, ka shfaqur të njëjtat shenja dhe ai e ka çuar pranë Spitalit të Traumës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit