Një situatë e pazakontë është raportuar këtë të dielë, ku disa avionë nuk mund të ulen në aeroportin e Rinasit.
Pamjet tregojnë se avionët qarkullojnë mbi hapësirën ajrore shqiptare dhe nuk zbresin.
Siç shihet nga pamjet e FlightRadar, avionë të linjave të ndryshme dhe që vijnë nga vende të ndryshme ( Pragë, Gjenevë, Bruksel, Roma, Milano, Vjenë dhe Piza ), bëjnë xhiro në ajër në pamundësi për t’u ulur në Rinas.
Nuk dihet se cila është arsyeja që avionët bëjnë rrotullime mbi hapësirën ajrore të territorit shqiptar dhe nuk ulen.