Çfarë po 'gatuan' tani David Beckham?

Çfarë po ‘gatuan’ tani David Beckham?

David Beckham raportohet se është në bisedime për të filluar shfaqjen e tij të gatimit.

Ylli 45-vjeçar ka zhvilluar diskutime me BBC dhe Netflix në lidhje me perspektivën e krijimit të një shfaqje gatimi – e cila do të zhvillohej nga kompania e tij Studio 99 – pasi kishte avancuar aftësitë e tij të gatimit gjatë vetë izolimit me ndihmën e vajzës së tij 8 vjeçare, Harper, njofton Insajderi.

Një burim i tha gazetës The Sun të dielën: “Një nga përfitimet e paqëllimshme të vetë izolimit për Davidin ka qenë mundësia të bëjë atë që ai e do më shumë – gatimin.”

“Ai ka qenë duke rikrijuar disa nga recetat e vjetra të mamasë së tij, dhe ka marrë dhuratë plot tenxhere e tiganë për ditëlindjen e tij së fundmi.”

Burimi po ashtu zbuloi se Beckham ishte inspiruar nga miku i tij Gordon Ramsay një showman i suksesshëm. Ramsay po ashtu kishte ndarë disa këshilla të vlefshme me Beckham, për të nisur edhe ai një shfaqje gatimi. /Insajderi.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit