Çfarë po ndodh? 70 të vdekur, tornadoja e fuqishme shkatërron gjithçka

Çfarë po ndodh? 70 të vdekur, tornadoja…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 70 persona kanë humbur jetën pasi vendi gjatë natës u përfshi nga një tornado e fuqishme.

Marrë shkas nga një situatë e tillë, vendi është detyruar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Autoritetet i druhen rritjes së numrit të viktimave, teksa tornado e quajtën si më shkatërruesin për historinë e shtetit.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar në punët e tyre të përditshme. Kështu, më shumë se 100 njerëz ishin brenda një fabrike qirinjsh në Kentucky, kur tornado goditi vendin.

Sipas Associated Press, ende nuk është e qartë se sa njerëz u lënduan nga shembja e çatisë, ndërsa hetimet vijojnë. Sipas policisë, tornado shkaktoi “dëme të konsiderueshme” në të gjitha pjesët perëndimore të shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit