Çfarë po ndodh me formularin në çerdhe? Prindi 1 dhe Prindi 2 vihet në zbatim

Çfarë po ndodh me formularin në çerdhe?…

Një formular është duke bërë xhiron e rrjetit.  Ky formular u shpërndahet kopshteve të fëmijëve në Tiranë. Në formular janë vendosur termat Prindi 1 dhe Prindi 2 ose mami dhe babi, dicka që ka shkaktuar reagime të shumta edhe më herët.

Pastori Akil Pano i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor që të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, pasi sipas tij, është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.

Ai shprehet se Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri”.

Postimi i plotë:

Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën.

I bëj thirrje:  Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit