Çfarë po ndodh me kafshët në Kenia? Qindra kafshë të ngordhura nga thatësirat

Çfarë po ndodh me kafshët në Kenia?…

Ngrohja globale ka dhënë këtë vit efektet e saj të dukshme, që nga vera e nxehtë që lamë pas tek përmbytjet dhe tek qindra kafshë të ngordhura së fundmi në Kenia.

Shpresat për samitin për klimën në Glasgou, që mbledh disa nga njerëzit më të fuqishëm në botë, mbeten ende të mëdha edhe pse nuk mungojnë kritikat nga ata që i cilësojnë rezultatet paraprake si premtime boshe dhe pa pasoja në terren. Pikërisht në terren, situata paraqitet si dramatike.

Vendi afrikan, në pjesën e tij më të madhe, po përjeton një thatësirë të vazhdueshme që po rrënon së tepërmi ekonominë  e vendit, dhe po rrezikon në mënyrë direkte jetën e të paktën 2 milionë personave. Vendi ka shpallur katastrofën mjedisore në të paktën 10 nga rajonet e tij.

“Nuk kemi një planet tjetër që mund të përdorim në qoftë se shkatërrojmë këtë që kemi”, thonë ekspertët e vendit. Edhe pse Afrika shkakton vetëm 4% të ndotjes globale, ai është kontinenti që po sheh pasojat më të rënda të saj, duke shtyrë miliona persona drejt vendeve perëndimore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit