Çfarë po ndodh me to? Berisha dhe Basha thirren për t’u “rrëfyer” në prokurorinë e Tiranës

Çfarë po ndodh me to? Berisha dhe…

Kryetari demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të merren në pyetje nga prokuroria e Tiranës. Mësohet se të dy do të thirren nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit lidhur me zhvillimet e ndodhura në selinë e PD ditën e hënë në 8 janar ku u panë edhe të frikshme dhune.

Akuza të ndërsjellta ka pasur nga të dyja palët sa u përket sjelljeve të dhunës. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se protestuesit kishin shkuar për të demonstruar paqësisht por ishin provokuar duke u sulmuar nga brenda selisë së PD-së. Sakaq, Lulzim Basha deklaron vazhdimisht se protestuesit ushtruan dhunë duke shkatërruar ambientet e selisë blu me qëllim për të sulmuar edhe demokratët që ndodheshin brenda.

Përmendim që marrëdhënia Basha-Berisha është krisur prej kohësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit