Tmerr me urbanët në kryeqytet/ Panik dhe të bërtitura në linjën Kamëz-Tiranë

Tmerr me urbanët në kryeqytet/ Panik dhe…

Linjat e udhëtimit urban në kryeqytet duket se nuk janë dhe aq të sigurta për qytetarët. Pas ngjarjes së rëndë ditën e djeshme, ku autobusi përplasi disa makina, sot është shkaktuar panik dhe kaos në një tjetër linjë. Që herët në mëngjes pasagjerët që udhëtonin me linjën Kamëz -Tiranë janë përfshirë në një situatë të tmerrshme.

Për shkak të një zhurme te fortë (defekti) mjeti ka ndaluar pranë Zogut të Zi. Të gjithë udhëtarët kanë zbritur me nxitim dhe të panikosur nga zhurma e fortë. 

Ky është një rast i përsëritur me linjat e urbanit në Tiranë. Sikur e përmendëm rasti i djeshëm për pak u kthye në tragjedi, ku urbani i linjës së “Unazës” përplasi disa makina. Si pasojë mbetën të plagosur 9 persona dhe të gjithë të tjerët të traumatizuar.

Ndërsa një vit më parë urbani i të njëjtës linjës u aksidentua me një makinë dhe përfundoi mbi Lanë. Nuk dihet shkaku i këtyre ndodhive, por udhëtimi me urban po bëhet i pasigurtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit