Çfarë po ndodh? Ndahet përfundimisht 'çifti' Serena dhe Arjoni

Çfarë po ndodh? Ndahet përfundimisht ‘çifti’ Serena…

Çifti Arjon Luli dhe Serena Sula kanë deklaruar ndarjen mbrëmjen e djeshme me anë të postimeve në Instastory. Arjoni i bëri thirrje Eduard Kuçit që mos të merrej me Anën, dhe të kthehej te ish-partnerja e saj, Serena.

Ai tha:

“Gjuju më mirë te Serena se e ke single. E shikon vëlla, të dhashë k****n më të mirë”, shkroi Arjoni gjermanisht në rrjetet sociale.

Kjo sigurisht nuk është pritur aspak mirë nga Serena, e cila ka reaguar po ashtu në rrjete sociale, duke e cilësuar Arjonin si mashtrues e gënjeshtar.

“I ke rënë pikës se Eduardi dhe shumë meshkuj tjerë janë më të bukur, më se*si, shumë më parali dhe shumë më b**e se ti dhe dinë ta vlerësojnë bukurinë natyrale siç e ka Serena Sula”, ka shkruar ajo.

Më tej Serena ka shpjeguar se në fillimet e lidhjes së tyre, asaj dhe familjes së saj i ka ardhur keq për Arjonin, pasi ky i fundit ishte shumë i mërzitur nga situata e krijuar me Anën. Ajo i ka kujtuar se i ka qëndruar gjithmonë pranë, në të mirë e në të keq, duke e ndihmuar dhe motivuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit