Çfarë po ndodh në Maqedoni? Numër rekord rastesh të reja me koronavirus

Çfarë po ndodh në Maqedoni? Numër rekord…

Maqedonia ka shënuar këtë të Shtunë numrin e rasteve të reja më të larta brenda një dite, që nga nisja e pandemisë COVID-19.

 Maqedonia e Veriut, gjatë 24 orëve të kaluara, ka regjistruar 241 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19).

Ky është numër rekord i rasteve të reja të regjistruar brenda një dite.

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 9 026.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit, po ashtu janë raportuar 8 vdekje të reja nga COVID-19.

Nga kjo numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 414.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 84 916 teste të dyshuara për COVID-19.

Këtu përfshirë edhe 1700 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 4 727, prej të cilëve 51 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive 3 885.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit