Çfarë po ndodh në PD?| Policia rrethon selinë pas votimit për shkarkimin e Bashës

Çfarë po ndodh në PD?| Policia rrethon…

Selia e Partisë Demokratike është rrethuar nga forca të shumta policore. Mediat konfirmojnë edhe numrin e saktë të fugonave që ndodhen në hyrje të selisë, bëhet fjalë për shtatë të tilla. Prani e madhe efektivësh vihet re po ashtu edhe në të gjithë zonën përreth selisë blu.

Prania e forcave të rendit është shtuar gjatë minutave të fundit teksa pritet të përfundojë edhe Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në të cilin po votohet shkarkimi I kryedemokratit Lulzim Bashës.

Përmendim që më heret delegatët votuan shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Enkelejd Alibeaj.

Si duket policia druhet nga ndonjë incident qe mund të ndodhë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit