Çfarë po ndodh në Tiranë? Familjarët ngrenë alarmin, zhduken pa asnjë gjurmë 3 persona

Çfarë po ndodh në Tiranë? Familjarët ngrenë…

Gjatë 48 orëve të fundit, në kryeqytet janë zhdukur tre qytetarë, dy prej të cilëve vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

 Në njoftimin e publikuar nga Policia e Shtetit, jepen inicialet dhe mosha e të humburve, përkatësisht 23, 38 dhe 74 vjeç.

Njoftimi i policisë Tiranë:
* Më datë 08.12.2021, shtetasi L. H., 38 vjeç, ka kallëzuar se para një muaji është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja L. H., 33 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
* Më datë 08.12.2021, shtetasi P. M., 74 vjeç, ka kallëzuar se më datë 04.12.2021, është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. M., 37 vjeç, i cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
* Më datë 07.12.2021, shtetasi M. S., 23 vjeç, ka kallëzuar se më datë 05.12.2021, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi B. S., 51 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit