Çfarë po ndodh? Princ Harry del 'bllof' përsëri, bie poshtë deklarata e tij

Çfarë po ndodh? Princ Harry del ‘bllof’…

Duka i Sussex pretendoi se nuk e kishte pasur kurrë mundësinë të ngiste biçikletën me babanë e tij, Princin Charles.

Por disa foto të vjetra të rishfaqura së fundmi, tregojnë të kundërtën, shkruan “Page Six”.

Gjatë intervistës së tij dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey në mars, Harry renditi daljen me biçikletë si një nga shumë përfitimet e jetës së re në Kaliforni.

“Është bukur të mbaj djalin tim, Archie-n, në pjesën e pasme të biçikletës dhe ta marr atë kur lëviz me biçikletë. Gjë që unë nuk isha në gjendje ta bëja kurrë kur isha i vogël,“- pretendoi ai.

Pretendimi i Princit Harry se kurrë nuk ka shëtitur me një biçikletë kur ishte fëmijë është hedhur poshtë.

Disa fotografi të vjetra që u rishfaqën në internet këtë javë, tregojnë se ai e ka pasur mundësinë të qëndrojë në pjesën e pasme të biçikletës së babait të tij, disa herë.

Në një foto të vitit 1990, Harry i vogël shihet i ulur në pjesën e pasme të biçikletës së Charles, ndërsa ata shëtisin pranë vëllait të tij, Princit William.

Në një pamje tjetër bardh e zi nga viti 1988, Princi Charles është fotografuar në Skoci në një biçikletë, teksa tërheq Harry-n me një karrocë pas tij.

Dhe një tjetër foto familjare nga 1989-a, tregon William-in dhe Harry-n me prindërit e tyre, Charles dhe Diana-n, duke pozuar së bashku në Ishujt Scilly, secili me biçikletën e tij.

Harry ka folur kundër familjes së tij disa herë këtë vit dhe kjo nuk është hera e parë që një deklaratë e çiftit Sussex rezulton të mos jetë e vërtetë.

Ai gjithashtu kritikoi të atin për mënyrën si e kishte rritur.

Image
Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit