Çfarë po paralajmëron Ilir Meta: Lëvizja e Ramës zeron marrëveshjen e 5 qershorit, të gjithë kundër

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta: Lëvizja e…

Presidenti Ilir Meta, në një komunikim me mediat ka folur për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes palëve politike në vend.

Meta tha se, nuk do të njohë ndryshimet Kushtetuese, duke i cilësuar ato të njëanshme.

Sipas tij, ato bien ndesh edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ai u shpreh se, në Kuvendin e Shqipërisë janë të ligjshëm vetëm 82 deputetë.

Asnjë ndryshim Kushtetues nuk është legjitim në kushte të tilla.

“Ndryshimet Kushtetuese janë një akt i njëanshëm që nuk njihen nga Presidenti i Republikës”,- tha Meta.

Meta u shpreh se, të gjithë aktorët politikë, vendas dhe ndërkombëtarë janë kundër Ramës dhe lëvizjes së tij.

“Shënoj si arritje të këshillit politik marrëveshjen e 5 qershorit edhe për ecurinë e procesit të integrimit në BE.

Kjo marrëveshje u mbështet fort nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë.

Ajo u përshëndet nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, Komisioneri, Joseph Barel dhe komisionari i Zgjerimit, i Oliver Varhelyi.

Përfshirja dhe konsensusi i arritur do të konsideroheshin si suksese.

Por iniciativa e mazhorancës për ta ndryshuar, e prish në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e 5 qershorit.

Ajo e zeron këtë marrëveshje dhe do të dëmtonte edhe kredibilitetin e ministrit të Jashtëm, njëherësh kryeministër dhe si drejtuesi i OSBE”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit