Çfarë pretendonte Rama 4 vite më parë në Jeruzalem për Orikumin dhe Finiqin?

Çfarë pretendonte Rama 4 vite më parë…

Në mbrëmjen gala të organizuar në Jeruzalem 4 vite më parë për nder të Edi Ramës, ky i fundit pretendoi se ka një lidhje të lashtë të hebrenjve me Shqipërinë. Ai tha se qytete antike si Finiqi dhe Orikumi u themeluan nga hebrenjtë. Sipas tij, rreth 3 mijë hebrenj gjetën strehë në brigjet shqiptare pas shkatërrimit të Tempullit në vitet 70–73 pas Krishtit. Ai tha se hebrenjtë u larguan nga robëria romake dhe më pas themeluan qytete të lulëzuara.

Rama theksoi se kjo histori nuk njihet gjerësisht në komunitetin hebre. Ai tha se trashëgimia hebreje në Shqipëri nuk kufizohet vetëm te Lufta e Dytë Botërore. Rama tha se këta 3 mijë hebrenj rrëmbyen me sukses një anije romake që i mbante për skllavëri dhe u ankoruan në brigjet shqiptare, rreth 3 mijë hebrenj sefarditë, të arratisur nga Reconquista në Spanjë e Portugali në fund të shekullit të 15-të, gjetën në Shqipëri, veçanërisht në zonën urbane të Vlorës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit